Një video emocionuese shfaq “marinsin” e ushtrisë amerikane duke përshëndetur të birin e tij, pasi ai merr gradën e togerit. Pamjet e këtij momenti kanë marrë mbi tre milionë shikime në TikTok.

Rreshteri Michael Fisher ka postuar videon përbri përshkrimit “duke përshëndetur birin tim, togerin”, ku përshëndet të birin e tij për arritjen që shihej i veshur me rroba ushtarake.

“E kam shikuar djalin duke u rritur dhe bërë burrë. Gjithmonë ke qenë i respektueshëm. Një përshëndetje e tillë bëhet si shenjë respekti. Është privilegj të uroj i pari për gradën e marrë”, dëgjohet duke thënë Fisher.

Ai qëndronte vetëm një metër larg të birit, të cilin e përshëndet me dorën e djathtë, e pamjet e këtij momenti shumëkush i ka cilësuar si shumë prekëse dhe njëkohësisht plot krenari – për faktin se i biri ka shkuar hapave të babait duke u bërë një ushtarak i respektuar. /Njeshi/