15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, flet kryeministri Kurti

Kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira.

Por, siç ka thënë ai marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar janë shumë të mira, por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti dhe garancia, dhe mundësia është veç serviliteti do t’i kishin pas ata që kanë shkuar jo unë, pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër…”.

“Sepse populli i Kosovës po donë marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqye nga serviliteti, por me përfitu nga normaliteti. Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individ, por të përfitoj shteti edhe ne si individ humbim nga pak”, ka theksuar Kurti. në një intervistë për Radiotelevizionin publik.

Ai ka folur edhe për takimet dhe raportet që ka me të të dërguarin e posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Vazhdimisht diskutojmë dhe se për shumicën e gjërave pajtohemi por jo për gjithçka. Nganjëherë neve na duket që për hollësi të caktuara kemi më shumë informacion, por këto nuk paraqesin mospajtime që do të shndërrohej në tension”, ka deklaruar kryeministri i vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...