6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Marrëveshja e armëpushimit, Trump-Netanyahut: Vazhdo të bësh atë që duhet të bësh

Presidenti në ardhje, Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisë së mirë”.

Vetëm dy ditë para se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme në një intervistë për NBC News.

Për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin Trump thotë se do të takohet “shumë shpejt”, Trump tha se ai tashmë e ka informuar homologun e tij izraelit që “thjesht të vazhdojë të bëjë atë që duhet të bëni”.

Ndërmjetësit e bisedimeve, Shtetet e Bashkuara dhe Katari njoftuan të mërkurën për marrëveshjen e armëpushimit, por pakti u vu në pikëpyetje për më shumë se një ditë, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, insistoi se kishte pasur ndërlikime të minutës së fundit dhe fajësoi Hamasin për këtë. Të premten, kabineti i sigurisë i Izraelit i rekomandoi Qeverisë miratimin e marrëveshjes.

Pakti parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve dhe ndaljen e luftës 15-mujore me Hamasin, duke i sjellë të dyja palët një hap më pranë përfundimit të luftës më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që kanë zhvilluar ndonjëherë.

Sipas marrëveshjes, 33 pengje do të lirohen në gjashtë javët e ardhshme, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Netanyahu ka udhëzuar një task-forcë speciale që të përgatitet për pranimin e pengjeve.

Nga pengjet që do të lirohen, 33 janë gra dhe fëmijë, burra mbi moshën 50-vjeçare, persona të sëmurë apo të plagosur.

Pjesa e mbetur e pengjeve, përfshirë ushtarë, do të lirohen në fazën e dytë, e cila do të negociohet gjatë fazës së parë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...