26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Bajrami: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhënien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Bajrami tha se miratimi i kësaj marrëveshjeje është “gabim dhe nuk duhet ta bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur”.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës e ka rrëzuar me votë Marrëveshjen e Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan. Qeveria sot në një mbledhje online e ka miratuar edhe një herë këtë projektligj me qëllim që prapë ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend. Unë kam votuar kundër javën e kaluar do të votoj prapë kundër. Miratimi i kësaj marrëveshje është gabim dhe nuk duhet të bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur. Kosova duhet të krijojë kushte për investime të huaja”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, Qeveria ka dështuar të sjell investime në Kosovë, por po tentojnë të sjellin të burgosur.

“Po ja rikujtoj Qeverisë se sipas raporteve të ministrisë se Financave në tri vitet e fundit kanë paguar 34 milionë euro qira, për shfrytëzimin e ndërtesave private për institucionet publike. Ndërtesat publike duhet të përdoren veç për interesat e qytetarëve, e sjellja e të burgosurëve nga Danimarka, e të cilët as të këtij vendi nuk janë veç interes qytetar nuk mund të jetë”, shkroi deputetja e LDK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...