23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Marrëveshja për faturimin e rrymës në veri, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013 e të konfirmuar në vitin 2015.

Zëdhënësi i Bundestagut gjerman, Steffen Hebestreit, e ka uruar Kosovën, Serbinë dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike, që është arritur sot në Bruksel nga takimi i kryenegociatorëve.

“Kancerlari gjerman Olaf Scholz, gjatë udhëtimit të tij fundit në rajon: Gjermania i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejtë normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!”,ka shkruar Hestreit në Twitter.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...