14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Marsi i lavdishëm i Kosovës, agjenda për Epopenë e UÇK-së

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim të bërë në Facebook, Ministria njoftoi se do t’i kujtojë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të heronjve të kombit.

Sipas agjendës, manifestimi i Epopesë së UÇK-së do të fillojë më 5 mars, ku në orën e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë.

Aktivitetet do të kulmojnë më 7 mars, me një program artistik që do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat që kanë bërë luftëtarët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...