8.5 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

“Masakra e Mejës”, prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për medie, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës.

Prokurorja Drita Hajdari ka bërë të ditur se deri tani prokurorët kanë ngritur 33 aktakuza kundër 89 personave, për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Ajo tha se Prokuroria Speciale ka marrë kompetencat dikur në vitin 2016, për të pranuar të gjitha rastet në vitin 2018 ku në mesin e tyre ka qenë edhe Masakra e Mejës.

“Sa i përket aktakuzave, ju njoftoj se deri tani prokuroret kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona, më marrjen e kompetencave ishim ballafaquar me shumë probleme, e sidomos me rrethanat që kryerësit e këtyre veprave nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre në Serbi, e viktimat dhe dëshmitarët në Kosovë. E kjo ka ngritur vështirësi, se nuk kemi mundur të ngritim aktakuza pa i marrë në pyetje por kjo nuk na ka ndalur, ne kemi zhvilluar hetimet dhe kemi mbledhur provat, kemi intervistuar dëshmitarët”, theksoi ajo.

Prokuroria shtoi tutje se sa i përket masakrës se Mejës, në aktakuzë janë 53 persona.

“Rastin e kemi trashëguar nga EULEX, rastin e ka hapur në vitin 2013 kundër 18 personave, dhe me pranimin e rastit, kemi vazhduar hetimin me grumbullimin e provave, intervistimin e dëshmitarëve. Kemi siguruar provave relevante nga Gjykata në Hagë, kemi zgjeruar hetimin edhe për 35 person. Në aktakuzë janë 53 persona për masakrën e Mejës.

Aktakuza është e strukturuar në tri pjesë, pjesa e parë përfshin pesë persona që kanë planifikuar masakrën, pjesa e dytë përfshin grupin prej 11 të cilët kanë zbatuar planin e masakrës, grupi i tretë, prej 37 të pandehurve përbejnë ekzekutorë direkt”, tha ajo.

Tutje, Hajdari ka dhënë detaje për masakrën, dukë thënë se në vitin 199 janë vrarë 370 civilë.

“Hetimi i prokurorisë special vërteton se ne periudhën 27 -29 prill 1999 ishte zhvilluar një operacion sistematik i ushtrisë jugosllave dhe ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, në atë operacion janë vrarë 370 civilë, të cilët nuk merrnin pjesë në luftë. Përveç vrasjes, operacioni përfshinte dëbimin e civileve, dhe djegien e shtëpive. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime.Trupat e të vrarëve ishin varrosur në varrezat publike në Gjakovë, të cilët më vonë u zhvarrosen dhe u vendosën në Serbi, me qëllim për të fshehur krimet”, tha ndër tjera ajo.

Prokurorja shtoi tutje se masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë përgjatë luftës.

Ajo tha se kjo aktakuzë do të kalojë në shqyrtimin gjyqësor, dhe epilogun do ta marrë në Gjykatë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...