Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për masat e reja antiCOVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill 2021.
Derisa do të ndalohen aktivitete të shumta, aktivitet sportive për qëllime profesionale do të mbeten të paprekura, por ashtu siç ka ndodhur deri më tani, pa praninë e publikut.
Njëherësh, ato duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare.
Përjashtimisht me këtë pikë, “ndalohet aktiviteti në hapësira të mbyllura të fitneseve dhe palestrave”./Njeshi/