6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Ministria e Arsimit ka ftuar për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve.

Në njoftim thuhet se mund të aplikojnë familjet nga Prishtina, Gjilani dhe Lipjani.

“Ftohen për aplikim familjet nga komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Lipjanit, të cilat janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se pilotimi i Programit të Kuponëve në periudhë prej gjashtë muajsh, do të mbështes edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç, duke ju siguruar atyre vijimin në kopsht.

Aplikimi realizohet nëpërmjet e-Kosova, duke klikuar mbi shërbimin “Familja” dhe opsionin “Aplikimi i familjeve për përfitim nga Programi i Kuponëve”, apo duke klikuar në linkun https://ekosova.rks-gov.net/596   /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...