Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edhe sivjet tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, me subvencionim.
Në një konferencë për media, Nagavci tha se prindërit do të kenë mundësi të aplikojnë për subvencionet që nga dita e nesërme (e mërkurë).
“Pasë parasysh rolin e jashtëzakonshëm të teksteve dhe mjeteve mësimore për mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe faktin që vazhdojnë të mbeten tekstet shkollore një nga burime kryesore dhe pothuajse të vetme për mësimdhënie dhe mësimnxënie, edhe sivjet i kemi kushtuar tejet kujdes dhe edhe sivjet tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, pra subvencionimit të prindërve të cilët do të kenë mundësi të aplikojnë që nesër”, tha Nagavci./Njeshi/