Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Chelseat, Mauricio Pochettino është zgjedhur selektor i SHBA-së.
Argjentinasi i njohur e zëvendësoi Gregg Berhalterin, që u shkarkua në korrik pas eliminimit të SHBA-së në fazën grupore të Copa America.
“Vendimi që t’i bashkohen SHBA-së nuk kishte të bënte vetëm me futbollin për mua. Ka të bëjë me xhiron të cilin ky ekip e ky vend është duke e bërë”, ka thënë 52-vjeçari Pochettino.
SHBA-ja e organizon Kupën e Botës 2026 së bashku me Kanadanë e Meksikën. /Njeshi/