9.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Mbahen sot zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi

Të dielën sot (17 dhjetor) do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi gjithashtu edhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në Beograd.

Shpallja e zgjedhjeve vjen pas shpërndarjes së Parlamentit serb që u zgjodhë më 3 prill 2022.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës.

Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.

Zgjedhjet e fundjavës po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pas një fushate që vëzhguesit evropianë e kanë vlerësuar si të të pashembullt për nga niveli i negativitetit dhe frikës, përfshi edhe shantazhin e kandidatëve opozitarë.

Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi një letër kreut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, ku tha se për hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet serbe në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”, tha Kurti dhe shtoi se “çdo kërkesë duhet të bazohet në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Më pas, më 1 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse “Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”, sipas tij.

Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet kufitare të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Ata votuan në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, 2022./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...