Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur dëgjim publik të hënën rreth Projektligjit për Regjistrin e Pronareve Përfitues.
Aty u tha se qëllimi i këtij ligji është krijimi, funksionimi, administrimi i regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimi i obligimeve të personave fizikë dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacionin e pronësisë përfituese në regjistër dhe ngritjes së transparencës së pronësisë përfituese, si dhe përcaktimi i masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji.
Deputetë të mazhorancës prezantuan edhe gjobat mandatore nga 500 deri në 1000 euro. Por me shumën e gjobave nuk u pajtuar përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës, nuk u pajtuan me propozimet për gjoba nga 500-5000, me arsyetim se dikujt nga i njëjti rast t’i lëshohen gjoba të ndryshme.
Tringa Dreshaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se Projektligji është mirë që të implementohet sa më parë.
“Është një prej rekomandimeve që KDI-ja e ka pasur tash e një kohë, e mirëpres këtë nismë që me shty përpara këtë ligj. Ne kemi bërë krahasime me vendet tjera të BE-së rreth pronarëve përfitues dhe e kemi parë që në vitet e fundit kanë filluar të kenë praktika, duke pasur vendim të gjykatës evropiane dhe nga ajo kemi nxjerrë që gjatë hartimit të këtij ligji duhet të bëhet hartim i mirë i të dhënave në mënyrë që mos të kenë probleme”, u shpreh ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja kërkoi informata rreth kundërvajtjeve
“Gjobat nga 500 deri në 5000 euro, a mund të vendos dikush të paguaj e të vendos diçka dhe a është rreziku jo proporcional që dikush të merr vendime një pas një”, pyeti Muja.
Se gjobat janë të ulta u pajtua edhe Lebibe Haliti ushtruese e detyrës së drejtoreshësë së Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).
“Pajtohem që gjobat janë të ulta por ky ligj duhet të harmonizohet në ligjin për kundërvajtje”, tha ajo.
Të pranishmit dhanë propozime që gjobat të jenë nga 500 deri në 1000 euro. /Njeshi/