24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Mbahet edicioni i parë i Festivalit “Kayak Fest Kosova” në Liqenin e Batllavës

Në kuadër të edicionit të parë të “Kayak Fest Kosova” që është mbajtur në Liqenin e Batllavës, për tre ditë me radhë sportistë e qytetarë nga Podujeva dhe më gjerë kanë pasur mundësinë ta provojnë kajakimin.

Festivali është organizuar nga Fedarata e Kayakut dhe Komuna e Podujevës.

Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, qëllimi i këtij organizimi ishte promovimi i kajakimit për të gjithë qytetarët nga vendi, rajoni dhe më gjerë, të cilët ndajnë pasionin e njëjtë për natyrë dhe sport.

“Kayak Fest Kosova” shndërroi Liqenin e Batllavës në një oazë gjallërie ku përveç karakterit promovues dhe argëtues kishte edhe karakter garues. Për këto tri ditë sportdashësit patën mundësinë të shijojninë adrenalinën e kajakimit në shtigjet e bukura të liqenit”, thuhet në njoftim.

Në këtë Festival morën pjesë edhe nënkryetarja e Komunës Marigona Lahu, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli Jashanica dhe nënkryetari i Federatës Shkrep Balidemaj.

Festivali “Kayak Fest Kosova” ka nisur të premten dhe është mbyllur të dielen./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...