26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Mbahet “Panairi i Shkencës”, nxënësit paraqesin punimet e tyre në gjashtë lëndë

Nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 12-tën, do të kenë mundësi t’i paraqesin punimet e tyre shkencore në lëndët, Kimi, Fizikë, Biologji dhe Matematikë, TIK dhe Gjuhë në “Panairin e Shkencës”, të cilin e ka organizuar International Maarif Schools of Kosova, e i cili po mbahet në Sheshin “Nëna Terezë”.

Organizatorët e këtij panairi kanë për media, se me këtë panair do t’iu mundësohet nxënësve ta dëshmojnë punën e tyre.

Arbër Morina, ka thënë se panairi ka për qëllim që nxënësit ta tregojnë punën e tyre karshi prindërve dhe moshatarëve të tyre.

“Është një panair shkencor, punimet e së cilit janë bërë nga nxënësit e klasës së 6-të deri në klasën e 12-të punimet. Përshin disa lëndë shkencore, siç është, Kimi Fizik, Biologji dhe Matematik. Kemi këndet të TIK-ut dhe optikës dhe kemi një kënd të parashkollorëve që gjatë punës së tyre në kuadër të nivelit të tyre kanë bërë punime të planë-programit”, tha Morina.

Ai shtoi se ky është një kurorëzim i punës së tyre që e bëjnë çdo ditë.

“Këto projekte janë bërë nga nxënësit e shkollës, qëllimi i panairit është që të ekspozohet puna e tyre me një far forme është një kurorëzim i punës së tyre gjatë vitit akademik që tashmë po lëmë pas dhe është përfundim e sipër dhe ta tregojmë punën e tyre karshi prindërve karshi moshatareve të tyre që kanë arritur në kuadër të lendeve që u ceken”, theksoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...