12.9 C
Pec
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Mbahet takimi i parë zyrtar i komunitetit rom me institucionet lokale të komunës së Prizrenit

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur  takimi i parë zyrtar i komunitetit rom me institucionet lokale të komunës së Prizrenit.

Takimi u mbajt në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, me përkthim simultan në gjuhën rome, organizuar nga OJQ “Durmish Aslano”.

Siç është bërë e ditur nga kjo OJQ, temë e takimit ishte “Harmonia e Diversitetit – Rëndësia e Proklamimit të Gjuhës Rome në sfond të multikulturalizmit në Kuvendin e Prizrenit”.

Aty u ofrua një platformë ekuivalente për diskutime thelbësore mbi rëndësinë e gjuhës së romëve, duke filluar nga pjesa historike dhe duke shkuar deri në momentin aktual.

“Harmonia e Diversitetit – Rëndësia e Proklamimit të Gjuhës Rome në sfond të multikulturalizmit në Kuvendin e Prizrenit” ishte tema jonë, dhe takimi ofroi një platformë ekuivalente për diskutime thelbësore mbi rëndësinë e gjuhës së romëve, duke filluar nga pjesa historike dhe duke shkuar deri në momentin aktual. 🗣️ Bashkëpunimi i grupit ADHOC me komunën e Prizrenit, Bashkimin Europian dhe Zyren e Komisionerit per Gjuhe ishin pjesa përbërëse e arritjes së qëllimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimeve aktive në promovimin e diversitetit kulturor. 🌍

Ju falënderojmë thellësisht për pjesëmarrjen tuaj dhe kontributin në këtë ngjarje të shkëlqyer për komunitetin tonë!”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

 

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...