15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Vushtrri: Fillon ushtrimi për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, sot organizojnë ushtrimin fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. Ushtrimi zhvillohet në kuadër të projektit

“Ndërtimi i besimit përmes reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe përfshirjes gjinore”, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse lokale dhe qendrore për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Ky ushtrim fushor ka për qëllim parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë që u shërben nevojave të ndryshme gjinore dhe njëkohësisht për të ndërtuar besimin brenda komunitetit ku po zhvillohet ushtrimi.

Në ngjarje do të marrin pjesë pjesëtarë të AME-së, zjarrfikësve, zyrtarë përgjegjës për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë nga Komuna e Vushtrrisë, Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Vushtrri, pjesëtarë nga Policia e Kosovës, shërbimet shëndetësore, institucionet arsimore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...