Kylian Mbappe ka bërë hapin më të madh në karrierë gjatë verës së këtij viti.
Ylli francez më në fund u transferua te Real Madridi si transfer i lirë.
“Askush në Real Madrid nuk do të pendohet për nënshkrimin tim, do ta shihni. Dua të fitoj tituj në 2025, ky është misioni”, ka thënë Mbappe.
Ai ende nuk është përshtatur si duhet në klubin mbretëror, por thotë se askush në Real nuk është pënduar për transferimin e tij.
26 vjeçari ka luajtur plot 24 ndeshje zyrtare me fanellën e Real Madridit deri më tani, ku ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 4 asistime./Njeshi/