17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Mbappe pyetet nëse do të luajë për Realin në të ardhmen

Kylian Mbappe thotë se ëndrra për të luajtur një ditë për Real Madridin nuk ka përfunduar kurrë pavarësisht se ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re dhe të qëndrojë në Paris St-Germain.

Sulmuesi francez, 23 vjeç, refuzoi një transferim te kampionët spanjollë në fundjavë për të nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me PSG.

Megjithatë, duke folur për Guillem Balague të BBC Sport të hënën, Mbappe nuk e ka përjashtuar një lëvizje te Reali më vonë në karrierën e tij.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen,” tha ai.

“Mendoj vetëm për të tashmen dhe e tashmja është se kam nënshkruar një kontratë të re edhe për tre vjet në Paris St-Germain”.

I pyetur nëse nënshkrimi i kontratës do të thoshte se ëndrra e Real Madridit kishte marrë fund, Mbappe tha: “Kurrë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...