2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Qeveria e Kosovës sot lansoi masën mbështetëse të punësimit të anëtarëve të aftë për punë në kuadër të pilotimit të reformës së asistencës sociale.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci dhe Drejtorja e Departamentit për Aftësim Profesional në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Rexha.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti duke vënë theks tek reforma që po realizohet, tha “po të shikohet në të kaluarën, ku, për shkak të kritereve diskriminuese, qytetarët ishin larguar nga skema e asistencës sociale edhe kur punësimi i tyre kishte zgjatur vetëm një muaj, reforma jonë jo vetëm që mbështet punësimin për gjashtë muaj, por gjithashtu nxit qëndrueshmërinë e punësimit edhe pas një periudhe shtesë prej gjashtë muajsh”.

Ai vijoi fjalën e tij duke theksuar se suksesi i nismave të ngjashme në të kaluarën është indikator që flet për domosdoshmërinë dhe ndikimin e skemës, të cilën po e lansojmë sot.

“Në vitin 2022 kishim lansuar skemën “Qeveria për Familjet”, e cila vazhdon zbatimin edhe sot e kësaj dite, që deri më tani ka mundësuar 4,100 familje, që nuk kishin asnjë të punësuar, tash ta kenë së paku një të punësuar”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa, Ministri Murati ofroi më shumë detaje rreth masës duke thënë se pas heqjes së kritereve diskriminuese, tani po ofrohet mbështetja për integrimin e personave të aftë për punë në tregun e punës.

“Mbështetjen për këto familje po e fillojmë me masën e subvencionimit në pagë ku punëdhënësit i subvencionojmë 70% të pagës bruto të punëtorit të punësuar përmes kësaj mase, për 6 muaj me radhë, deri në maksimum prej 350 euro në muaj. Tutje, për punëdhënësit që angazhojnë punëtorin e njëjtë edhe për gjashtë muaj të tjerë, në përfundim të gjashtëmujorit të dytë të angazhimit, mund të përfitojnë një shumë të njëhershme në vlerë prej 20% të mesatares së pagave të punëtorit në gjashtë muajt e dytë”, njoftoi ministri Murati./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...