21 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

Mbetën të hutuar kur panë atë që dukej si një tornado, por u befasuan kur kuptuan se ishte një tjetër fenomen i rrallë

Shoferët dhe jo vetëm në Argjentinë kanë mbetur të habitur kur zbuluan një tufë mushkonjash që kishin krijuar një formacion të tmerrshëm si tornado lart në qiell.

Pamjet janë regjistruar të mërkurën, nga një shofer në Argjentinë.

Forma e madhe si kullë duket se qëndron qindra metra e gjatë, por pas një inspektimi më të afërt, e gjithë “struktura” shihet se përbëhet nga mushkonjat.

Në pamjet video, shoferi i tronditur mund të dëgjohet duke thënë: ‘Po bëhet gjithnjë e më e madhe, nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë’.

Regjistrimi i formacionit të çuditshëm vjen pasi rajoni i Buenos Aires në Argjentinë u pushtua nga mushkonjat.

Juan Jose Garcia, një studiues në Qendrën për Studime Parazitologjike dhe Vektoriale (CEPAVE) tha për mediat lokale: ‘Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në pellgje të mëdha uji të ndenjur, ku mushkonjat femra vendosin vezët e tyre’.

Ai shtoi se kjo shpesh rezulton në lindjen e ‘një numri të madh’ të insekteve që ‘pushtojnë qytete’.

Pavarësisht nga numri i madh i insekteve, Garcia tha se ato nuk përbëjnë kërcënim për njerëzit por kanë potencial për të ndërhyrë në aktivitetet bujqësore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...