14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Mbetje mortore në Podujevë dyshohet se i takojnë luftës së fundit

Në muajin janar, gjatë varrimit të një bashkëfshatari, banorët e fshatit Obranq të Podujevës hasën në një batanije në thellësi të tokës.

Dyshimet dhe shqetësimet se në të mund të jenë të mbështjella kocka njerëzore, qytetarët i adresuan menjëherë tek institucionet.

Sot në orët e mëngjesit ekskavatori doli në terren.Ekspertët mjekoligjor të IML-së, zyrtarë nga Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit bashkë me organizata lokale ishin në pritje të rezultateve.

Dhe ato erdhën, u deshën pak orë gërmime në mënyrë që mbetjet kockore apo eshtrat të dalin në sipërfaqe.

Ato dyshohet se i takojnë personave që janë të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Sot në mëngjes kanë filluar gërmimet në këtë lokacion, të cilat tani më kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore po e them minimumi të një personi një individi. Megjithatë numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe identiteti i tyre do të mund të përcaktohet vetëm pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet mjekoligjore përfshirë në këtë rast identifikimin përmes ADN-së”, ka deklaruar Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...