18 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani

Deri të enjten (10 maj) janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë në dy mënyrat e tjera me platformën elektronike E-Diaspora.

Kështu tha në një intervistë për Telegrafin udhëheqësja departamentit për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi.

Sipas saj, deri më sot procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ka shkuar mirë dhe me pak sfida.

“Deri më tani, dje ishte hera e fundit që kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Statistikave e dha një shifër, ishte mbi 1 milion e 300 mijë mijë që janë regjistruar brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë që janë regjistruar në dy mënyrat me platformën elektronike E-Diaspora dhe me pyetësorin, me regjistruesit tanë që janë marrë përmes familjarëve të tyre”.

Por, a pritet që të shtyhet afati për regjistrim?

Qeriqi tregoi se nuk është paraparë të ndodhë shtyrja e afatit të regjistrimit, por siç u shpreh ajo në regjistrimin e vitit 2024 kanë planifikuar kohën e afatit të regjistrimit.

“Nuk e besoj që do të ketë nevojë të shtyhet, pavarësisht se në komunat e Prishtinës dhe të Prizrenit, si komuna më të mëdha, kemi ende pak sfida. Kemi angazhuar edhe stafin mobil për t’i kryer intervistat. Kemi hapur edhe dy qendra telefonimi dhe dy qendra, ku qytetarët po vijnë dhe po regjistrohen vetë”, tha ajo.

Qeriqi tregoi se kur priten të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Fillimisht, ne duhet t’i publikojmë rezultatet preliminare që sipas ligjit parashihet që brenda tre muajsh pas datës së regjistrimit dhe më pas deri kah fundi i vitit, domethënë diku te dhjetori, të publikohen edhe rezultatet përfundimtare”.

“Aktualisht, ASK-ja është në proces të mbledhjes së të dhënave. Ka krijuar një ekip për monitorim dhe një ekip që do ta bëjë kontrollin logjik të të gjitha intervistave që janë marrë gjatë këtij procesi. Kur bëhet kontrolla logjike, aty do të pastrohen të dhënat. Për shembull, nëse një qytetar është regjistruar në Prishtinë dhe familja e tij në një qytet tjetër të Kosovës është regjistruar edhe një herë atje atëherë kyo ekip, që është prej afërsisht 30 vetave, duke e bërë këtë kontroll do të eliminojë të gjitha mundësitë e dublifikimeve të intervistave. Pastaj do të publikohen të dhënat preliminare dhe në fund krejt të dhënat përfundimtare”, tha ndër të Qeriqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...