11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Mbi 11 mijë mërgimtarë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar për 24 orë

Diaspora e Maqedonisë së Veriut ka rritur ndjeshëm interesimin për t’u vetëregjistruar.

Nga dje, deri sot në orën 10:30 janë regjistruar 11.504 mërgimtarë më shumë. Kështu numri i të vetëregjistruarve ka arritur në gjithsej 99409.

Shpërndarja e të vetëregjistruarve nëpër shtete mbetet e njëjtë nga dje, pasi kjo listë nuk është përditësuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Të dhënat e fundit që thirren në datën 19 mars 2021, tregojnë se interesim më të madh për regjistrim, ka treguar diaspora e Zvicrës.

Ndërkohë, sot bëhen 21 ditë që kur ka filluar procesi i regjistrimit elektronik të diasporës në vend, dhe i njëjti pritet të përfundojë më 21 prill.

Regjistrimi në vend do të fillojë më 1 prill, ndërkaq do të përfundojë më 21 prill. Por, opozita maqedonase vazhdon thirrjet që ky proces të anulohet, nën arsyetimin “se është rënduar situata me Covid-19”.

Nga ana tjetër, thirrje të shumta i janë drejtuar diasporës shqiptare në vend, si nga politikanët dhe funksionarët nga brenda dhe jashtë vendit, por edhe nga figura të rëndësishme kombëtare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...