Sot janë planifikuar protesta në të gjithë SHBA-në kundër presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij, Elon Musk.
Më shumë se 1200 protesta me moton “Duart larg!” janë planifikuar nga më shumë se 150 grupe – përfshirë organizata për të drejtat civile, sindikata, veteranë, aktivistë për zgjedhje të drejta dhe mbrojtës të të drejtave të komunitetit LGBT+. Kjo përfshin një protestë të planifikuar në National Mall në Washington, si dhe vende të tjera në të 50 shtetet amerika
Protestat janë kundër veprimeve të Trumpit duke përfshirë zvogëlimin e vendeve të punës në qeverinë federale, menaxhimin e ekonomisë me tarifat e fundit si dhe disa çështjeve të tjera.
Musk ka luajtur një rol kyç në administratën e dytë të Trumpit, duke udhëhequr përpjekjet për të zvogëluar qeverinë federale si kryetar i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të krijuar së fundmi. Ndryshe, organizatorët shpresojnë se demonstratat e sotme do të jenë më të mëdha që nga rikthimi në pushtet i Trumpit. /Njeshi/