8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

“Mbi 13 mijë vota”, Shaip Kamberi: Janë të mjaftueshme për një mandat

Shaip Kamberi ka treguar se ka arritur ta sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.

Ai ka thënë se nga rezultatet që disponojnë kanë fituar rreth 11 mijë e 500 vota, por thotë se në bazë shumimit për pakicave, do të kenë mbi 13 mijë – që thotë se janë të mjaftueshme për ta fituar një mandat.

”Rezultatet, ato që disponojmë tani, janë rreth 11 mijë e 500 vota të koalicionit tonë, që i kemi rreth 6 mijë në  Bujanoc dhe rreth 5 mijë në Preshevë. Koalicioni jonë ka arritur ta sigurojë një mandat në nivelin e daljes në territorin e Serbisë që do të duhej ta ishte e mjaftueshme mbi 10 mijë e 500 vota, por në rastin e  listës së pakicave tani kjo shumohet në 35%, që ne kemi mbi 13 mijë vota që janë të mjaftueshme për një mandat”, ka thënë ai për media, të dielën.

Kamberi ka postuar një fotografi në Facebook duke festuar me kampin e tij për këtë fitore. Shqiptarët garuan me dy koalicione në këto zgjedhje parlamentare, por kishte votime edhe në disa komuna të Serbisë përfshirë Beogradin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...