8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Mbi 1500 mjekë e rreth 900 profesorë kanë afat deri më 12 Mars ta deklarojnë pasurinë

Nga 11 Shkurti i këtij viti, deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë i janë shtuar edhe mjekët e institucioneve shëndetësore sekondare dhe terciare, si dhe profesorët e universiteteve.

Në deklarim nuk është i përfshirë kujdesi shëndetësor parësor.

Përveç, mjekëve, deklarimin e pasurisë do ta bëjnë për herë të parë edhe profesorët e universiteteve publike.

Numri i profesorëve dhe mjekëve që do ta deklarojnë pasurinë është mjaft i madh.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit kanë bërë të ditur për Front Online se numri i mjekëve kalon shifrën e mbi 1500 deri sa ai i profesorëve të universiteteve rreth 900.

“Numri i mjekëve që duhet deklaruar pasurinë,  të raportuar nga zyrtarët kontaktues brenda institucioneve mjekësore sekondare the terciare është 1509. Numri i profesorëve që duhet deklaruar pasurinë,  të raportuar nga zyrtarët kontaktues brenda universiteteve publike është 894”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Mjekët dhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë deri më 12 mars.

“Mjekët dhe profesorët obligohen ta kryejnë deklarimin e pasurisë për herë të parë brenda periudhës 11 shkurt 12 mars 2024”, thuhet më tutje në përgjigje.

Kurse sa i përket zyrtarëve policor dhe atyre të doganës nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, kanë bërë të ditur se deklarimi i pasurisë për ta për herë të parë ka ndodhur vitin e kaluar.

Ndërsa, këtë vit të njëjtit obligohen ta kryejnë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

“Zyrtaret e obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë nga radhët e Policisë se Kosovës dhe Doganës së Kosovës e kanë kryer për here të parë këtë obligim vitin e kaluar, ndërsa këtë vit obligohen ta kryejnë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë”, kanë bërë të ditur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit kanë treguar se regjistrat e deklarimit të pasurisë bëhen publike brenda 30 ditësh nga afati i fundit për deklarim të pasurisë.

“Regjistrat e deklarimit të pasurisë të secilës kategori bëhen publike brenda 30 ditësh nga afati i fundit për deklarim të pasurisë. Pastaj, sipas ligjit në fuqi, Agjencia zhvillon procedurat e verifikimit të deklarimit të pasurisë”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Oda e Mjekëve kishte reaguar lidhur me atë se deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë vetëm mjekët e institucioneve shëndetësore sekondare dhe terciare e jo ata parësor, duke e konsideruar si antiligjore.

Kreu i Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Front Online muajin e kaluar ka thënë se selektimi i mjekëve për deklarim të pasurisë ngjall dyshime derisa e quan diskriminim

Nga data 1 deri më 31 mars 2024, zyrtarët publik në Kosovë do të jenë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Rreth dhjetë mijë zyrtarë publikë, nisur nga presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave e deri te mijëra zyrtarë të tjerë që kanë pozita udhëheqëse, janë të obliguar të deklarojnë pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsitonit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...