16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Mbi 20 të vdekur nga një sulm rus me raketa në Sumi të Ukrainës

Më shumë se 20 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.

Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.

“Në këtë të Diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha kryetari në detyrë i qytetit, Artem Kobzar, në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, tashmë dihet për më shumë se 20 të vdekur”, shtoi ai.

Të paktën 21 njerëz u vranë si pasojë e sulmit, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke cituar të dhënat fillestare të hetimit.

Lajmi i plotë në Radio Evropa e Lirë . /Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...