24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Mbi 35 vite bashkë, Xeni e Buxhovi ndajnë rrugët muzikore

Një lajm i papritur ka ardhur nga Estrada gjakovare.

Hit-këngëtari i njohuir kosovar Shkelzen Jetishi-Xeni, ka ndarë rrugët muzikore me fis-harmonikistin e njohur gjakovar Vllaznim Buxhovin.

Asnjë koment publik nga asnjëra palë, deri më tash.

Ajo çfarë dihet deri këtu është se dyshja kanë funksionuar për më tepër se 35 vite pandarë.

Disa vite si SHKA ‘Ganimete Tërbeshi’ e pas të 90-tave, duke u njohur si orkestrina e Vllaznim Buxhovit, Xeni dhe Buxhovi ja dolën të mbijetojnë edhe në kohërat më të rënda të krizës, qoftë muzikore qoftë historike mbarë-popullore.

Në këto më shumë se tre dekada, në orkestrinën e tyre ndodhën ndryshime si estetike ashtu edhe rrënjësore ndër muzicient, mirëpo asnjëherë shkëputje mes kësaj dysheje.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve Xeni mbetet këngëtar për tu respektuar, për zërin, interpretimin, repertorin dhe modestinë e tij skenike.

Zenel Doli, mjeshtri i këngë shqipe ishte dhe mbeti shtyllë në kontribut, duke bërë që me zërin e kulluar, melodicitetin e veçant dhe modestinë skenike e njerëzore, këtë grupacion ta bënte të lakmuar edhe si duet i veçant për të gjitha trojet shqiptare, të afrimuar si Doli-Jetishi.

Paraqitja e fundit muzikore e Shkelzen Jetishit së bashku me Zenel Dolin dhe orkestrinën e Buxhovit, ka qenë në organizimet festive të ndërrimit të moteve 2021/2022.

Pavarësisht rrethanave që mund të kenë çuar në ndarjen e rrugëve muzikore në mes të këtyre artistëve, kjo ndarje do të godas edhe publikun, ndjekësit dhe dashamirët e këngës së mirëfilltë.

Në një postim të fundit nga këngëtari tjetër gjakovar Alban Shehu, lihet të kuptohet se orkestrina e Buxhovit dhe Zenel Doli do të vazhdojnë rrugëtimin muzikor në formacion të njejtë, ndërsaqë atyre u është bashkuar këngëtari në fjalë Alban Shehu.

“Të dashtun,
Sapo përfunduam provat unë bashkë me duajenin Zenel Doli, maestron Vllaznim Buxhovi, orkestra Kija, Rexhepi, Fatoni dhe Visari që nga sot e tutje do punojmë të sjellim muzikë të bukur për të gjithë artdashësit. Kënaqësi nder dhe privilegj për mua të kem krah të djathtë mjeshtrin e muzikes shqipe Vllaznim Buxhovi. Art së shpejti për ju.”-ka shkruar Shehu./RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...