10 C
Pec
E martë, 27 Shkurt, 2024

Mbi 50 kërkesa në ditë për rezonancë magnetike në Radiologji

Rreth 150 mijë pacientë kanë kryer ekzaminime në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në nëntor të vitit 2023. Mbi 10 mijë persona i janë nënshtruar Rezonancës Magnetike (MRI), derisa janë kryer mbi 18 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT). Ndërkaq, kjo klinikë merr rreth 50 kërkesa brenda ditës për MRI.

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza në një intervistë për KosovaPress, tha se ndër kërkesat më të mëdha për ekzaminime janë tek rezonanca magnetike, ndërsa shtoi se për të bërë një CT, maksimumi i pritjes është pesë deri në shtatë ditë.

“Klinika e Radiologjisë ka gamë të madhe të shërbimeve që ofron, duke filluar nga rëntgeni deri tek biopsitë dhe ekzaminimet tjera shtesë. Sipas statistikave në vitin 2022, kemi pasur diku 151 mijë 536 pacientë…Deri më tani i kemi 141 mijë 898 pacientë, ndërsa kërkesat më të mëdha për ekzaminime janë tek rezonanca magnetike…

Në vitin 2022, në rezonancë magnetike, janë kryer gjithsej 9 mijë e 683 mijë pacientë, ndërsa vetëm për 11 muaj të vitit 2023, i kemi 10 mijë e 349 pacientë… Sa i përket CT ekzaminime, në vitin 2022, kemi pasur gjithsej 23 mijë e 751, ndërsa vetëm për nëntë muaj (2023), i kemi pothuajse 18 mijë ekzaminime… Sa i përket CT, unë mendoj që nuk është ndonjë listë e pritjes, nëse një pacient do të pret 5-7 ditë maksimumi, unë nuk e quaj listë të pritjes, për arsye se ende që krejt Kosova ka qytete të mëdha që janë të pajisur me CT aparate, do të duhej të kryhej ende kryejmë pacientë të të gjitha komunave… Sa i përket rezonancës magnetike pritja është pak më e gjatë…çdo ditë kemi diku 40-50 kërkesa për rezonanca magnetike”, tha Nuza.

Ndërkaq, sa i përket bërjes së biopsisë, Nuza tha se në nëntë mujorin e parë të vitit 2023, janë kryer rreth 900 ekzaminime. Ajo shtoi se Klinika e Radiologjisë, posedon tri rezonanca magnetike, derisa shtoi se njëra nga to ka mbi 15 vite që punon, për çka shpreson se do të zëvendësohet me një aparat të ri.

Drejtoresha e Radiologjisë vuri në theks edhe nevojën për rritjen e stafit në këtë klinikë.

“Sa i përket biopsive për nëntëmujorin e këtij viti dhe 12 mujorin e 2002. Gjithsej janë kryer 1288 2022-tën, ndërsa rreth 900 janë bërë vetëm në nëntë mujorin e parë…Klinika e Radiologjisë i posedon tri rezonanca magnetike, njëra ka 15 vite që punon dhe atë në dakordim me drejtorinë e kam paraparë që do duhet të zëvendësohej, e kemi mbështetjen e tyre dhe shpresojmë në realizmin e premtimeve…

Jemi në vazhdimësi në trajnimin e stafit për ngritjen e shërbimeve terciare, në rritjen e numrit stafit, duhet ketë sa më shumë staf nëse merremi me diagnostika më specifike siç është Qendra e Strokut”, potencoi Nuza.

Ndërkaq, për vitin 2024, Nuza tha se presin që të fillojë së funksionari Qendra e Strokut, si dhe të rrisin shërbimet e nivelit terciar që i takojnë Klinikës së Radiologjisë.

Qendra e Strokut është një strukturë shëndetësore që ofron kujdes dhe trajtim të specializuar për pacientët që kanë pësuar një goditje të trurit, e cila njihet si “strok”.

“Ndërtesa është pak më e vjetër se janë spitale më të vjetra, ndërsa në Klinikën e Neurologjisë dhe në Klinikën e Pediatrisë janë kushtet më të mira, se janë ndërtesa të reja… Klinika e Radiologjisë sa i përket vitit 2024, përveç shërbimeve të cilat veç i ofron, do të urojmë që të fillojë Qendra e Strokut, të jetë një qendër me një numër shumë më të madh të mjekëve që do të merren me Strokun dhe ta mbulojnë komplet shërbimin… Të ngrisim shërbimet e nivelit terciar, që i edhe i takojnë Klinikë së Radiologjisë”, theksoi Nuza.

Ndryshe, rëntgen aparatet e parë në Kosovë kanë arritur pas Luftës së dytë Botërore. Tuberkulozi i mushkërive në Kosovë është konsideruar si problem i madh, ku pas Luftës së Dytë Botërore fillojnë të arrijnë rëntgen aparatet e para të asaj kohe.

Ndërkaq, radiologët e parë shqiptarë në Kosovë arrijnë pas vitit 1967, siç ishte Eshref Biçaku në Prizren, kurse radioterapeuti i parë në Kosovë ishte Xhavit Bicaj.

Ndërsa, rëntgen teknikët e parë të shkolluar në Zagreb, vijnë në Kosovë pas vitit 1954, e që në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, në vitet 1982-1984 janë shkolluar tri gjeneratat e para të rëntgen-teknikëve.

Provimi i parë specialisik për radiolog në Kosovë është dhënë në vitin 1987.

Shërbimi i Radiologjisë ngritet në nivelin e Klinikës së Radiologjisë në vitin 2013 me Statutin e ri të QKUK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...