Panairi më i madh i punësimit në vend, “Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës 2025”, do të mbahet më 4 qershor në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke sjellë mbi 130 biznese dhe institucione dhe duke ofruar më shumë se 500 vende të reja pune për punëkërkuesit në Kosovë.
Kjo ngjarje përfaqëson një platformë të fuqishme për lidhjen direkte mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve, si dhe një mundësi konkrete për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme për të rinjtë, studentët dhe profesionistët nga e gjithë Kosova.
Përfitimet për pjesëmarrësit përfshijnë:
-Shtande ekspozuese pa pagesë për çdo kompani/institucion;
-Prezantime dhe diskutime me ekspertë të tregut të punës;
-Kënd për këshillim profesional dhe ndihmë në përgatitjen e CV-së.
Ftojmë të gjitha kompanitë dhe institucionet që të regjistrohen për pjesëmarrje përmes faqes zyrtare: www.panairipunes.com
Panairi organizohet nga Agjencia e Punës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH).
Bëhuni pjesë e këtij aktiviteti që të kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.
📩 Për më shumë informata, na kontaktoni në:
📞 +383 46 55 77 66 (Viber ose WhatsApp)
🌐 www.panairipunes.com/Njeshi/