13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Mbi 6000 Pejan kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve

Mbi 6 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin që shpreh kundërshtimin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës.

Sipas një njoftimit të degës së PDK-së në Pejë, bëhet e ditur se mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët po vazhdon dhe se do të vazhdoj deri në shfuqizimin e plotë të këtij projektit.

Ata po e konsiderojnë të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë.

“Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët, kundër kësaj ideje për dëmtimin e perlës së Ballkanit, Grykës së Rugovës, ka vazhduar edhe sot. Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në shfuqizimin e plotë të këtij projekti të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë. Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar mbi 6 mijë qytetarë”, thuhet në një njoftim.

Ndryshe, PDK dhe AAK kanë dalë me komunikata duke u shprehur kundër termocentraleve në Lumbardh të Pejës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...