8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Mbi tre mijë targa ilegale të konvertuara në RKS

Konvertimi i targave ilegale të Serbisë në ato RKS, është duke vazhduar edhe sot për komunat e veriut të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se deri më sot janë regjistruar 2750 me targa ilegale në veri të Kosovës.

Ai tha se edhe 800, kanë qenë të regjistruara më herët.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshin taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të automjetit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...