Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA), Rafael Grossi ka thënë se mirëpret njoftimet e sotme në lidhje me situatën në Iran.
Ai ka kërkuan rifillim të bashkëpunimit, duke thënë se është çelësi për një marrëveshje të suksesshme diplomatike, raporton BBC.
“Rifillimi i bashkëpunimit me IAEA-në është çelësi për një marrëveshje të suksesshme diplomatike për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen mbi aktivitetet bërthamore të Iranit”, thotë Grossi.
Ai shton se i ka shkruar Ministrit të Jashtëm iranian për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe për të propozuar që ata të takohen së shpejti./Njeshi/