4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Mbledhja e Komisionit për siguri, opozita po dyshon që buxheti për ushtri po mbahet fshehtë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot e  ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Edhe pozita, por edhe opozita u pajtuan që të ketë edhe një takim tjetër për kërkesa të reja lidhur me buxhetin për ushtri.

“Duke e pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me e mbajtë edhe një takim tjetër”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ka shprehur dyshimet që amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.

“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, ka thënë Berisha. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...