22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Mblidhen gjashtë komisione

Gjatë ditës së sotme, është planifikuar të mblidhen gjashtë Komisione Parlamentare.
Më poshtë, janë bërë të ditura detajet.

09:30Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, interviston kandidatët për këtë pozitë. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

10:00Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton projekt-rezolutën lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të KKTK. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

11:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban tryezë me temën: Shëndeti mendor, sfidat dhe arritjet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)

11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, diskuton lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022.(Kuvendi i Kosovës, salla C203) /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...