22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Mblidhen katër komisione

Ditën e sotme, është planifikuar të mblidhen katër komisione parlamentare.
Bëhen të ditura, vetëm detajet kryesore.

10:00Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 shqyrton miratimin e listës së dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportet vjetore të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022; shqyrtimi i propozim-amendamenteve për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministrja e MASHT Arbërie Nagavci, në bënë lidhje me raportin e auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”.(Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimin e Projektligjit për rrugët, shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...