6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Mblidhen sërish deputetët, sot tentimi i shtatë për konstituimin e kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për të shtatën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Seanca plenare do të fillojë në orën 10:00.

Ndryshe, në seancat e kaluara ka dështuar  zgjedhja e  kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit. Megjithatë VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie për kryeparlamentare.

Ndërkaq partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të njëjta sa i përket kandidatës së VV-së për kryeparlamentare. Ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...