10:00Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të mblidhet ditën e sotme, ku do të raportojë Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniq. Gjithashtu shqyrtohen raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe themelon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e propozim amendamentit Kushtetues nr. 27, i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjithashtu formon Grupin Punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes.(Kuvendi i Kosovës, salla N204)