10:00Për të gjashtën herë tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) /Njeshi/