35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Mblidhen tre komisione

Ditën e sotme, do të mblidhen tre komisione parlamentare.
Janë bërë të ditura, detajet kryesore.

10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. Të ftuar: ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe nga shoqata HANDIKOS. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2023 si dhe diskuton për mënyrën dhe datën e intervistimit të kandidatëve të KKTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...