Me ftesë të Kryesuesit të Bordit Drejtues të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike lokale të Pejës ‘EKO-SIG’ Sh.A. në Pejë Artan Gashi, ky Bord sot ka zhvilluar takimin e radhës.
Kryetari i Bordit Artan Gashi, pas takimit ka deklaruar për ‘RADIO 1’ se Bordi, ka aprovuar me plotësime, të gjitha rekomandimet e Komisionit të Auditimit, ndërsaqë një raport pune është prezantuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Esat Abdullahi.
‘Ka qenë mbledhje e rregullt. Kemi aprovuar me plotësim-ndryshime rekomandimet e Komisionit të Auditimit, ndërsa në pjesën më të madhe të kohës jemi marë me një raport pune që është prezantuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Esat Abdullahi.’-tha Gashi.
Në takim janë trajtuar edhe çështje tjera me rëndësi dhe ndikim të drejtpërdrejt në mirëmbajtjen infrastruktorore dhe ambientale në komunën e Pejës./Njeshi&RADIO 1/