Sot është mbledhur kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.
Ai, ka thënë se temë e takimit ka qenë siguria në vend, procesi i dialogut, kriza ekonomike dhe ajo energjetike.
Po, ashtu në këtë mbledhje është caktuar edhe zëdhënësi i ri i partisë, Kushtrim Xhemaili.
Postimi i tij i plotë:
Sot bashkë me kolegët e Kryesisë në mbledhjen e rregullt, diskutuam për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike. Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, dëgjuam raportet organizative për gjendjen e degëve dhe mobilizimin e strukturave të Aleancës anembanë vendit.
Në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, sot kemi emëruar z. Kushtrim Xhemaili, zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kushtrimi ka mbaruar fakultetin ekonomik, dhe është pjesë e DIMP që nga viti 2020, si dhe në mbështetje të Grupit Parlamentar të AAK-së./Njeshi/