Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka paralajmëruar se do të ketë mbledhje nga ora 16:00.
Raportohet se në rend dite është edhe certifikimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit.
Ndryshe, Supremja i rrëzoi dje dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, duke i hapur kështu rrugë KQZ’së t’i certifikojë rezultatet. /Njeshi/