Sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli-Dehiri, profesoreshat e Fakulteti të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, mahnitën publikun arbëresh me një koncert-recital klasik në Teatrin Seminar.
Me një performancë magjepsëse, sopranoja e njohur Adelina Paloja dhe pianistja e talentuar Alba Muçolli-Dehiri, profesoreshat të Fakultetit të Arteve – Universitetit “Haxhi Zeka”, shkëlqyen në koncertin-recital klasik në skenën e Teatrit Seminar në Horën e Arbëreshëve, Sicili/Itali.
Koncerti iu dedikua komunitetit të mrekullueshëm arbëresh, të cilët për më shumë se pesë shekuj kanë ruajtur me krenari gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në diasporë. Përmes artit të tyre, dy artistet shqiptare përcollën një mesazh të fuqishëm: një lidhje e pathyeshme mes brezave, ku tradita takohet me të tashmen dhe të ardhmen në një harmoni të jashtëzakonshme muzikore.
Një homazh për komunitetin arbëresh, që prej shekujsh ruan me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare. Përmes artit të tyre, dy artistet përcollën një mesazh të fuqishëm të lidhjes së brezave përmes muzikës.
‘Universiteti “Haxhi Zeka” është krenar për përfaqësimin dinjitoz të profesoreshave tona në skenën ndërkombëtare!’-thuhet mes tjerash në njoftimin nga Universiteti ‘Haxhi Zeka’./Njeshi&RADIO 1/