10.7 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Mbresa interpreton këngën e re “Për ty” në finale – pas performancës surprizohet nga familja dhe merr ofertë si prezantuese

Mbresa Hajrullahu është po ashtu njëra nga finalistet e Big Brother VIP Kosova. Ajo ka hyrë pak më vonë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por që ka dhuruar momente të bukura, debate e plot emocione.

Artistja e njohur gjatë qëndrimit në BBVK ka realizuar edhe një këngë të titulluar “Për ty”, të cilën e interpretoi në natën finale.

 

Bukuroshja bëri një performancë të mahnitshme dhe menjëherë pas kësaj u befasua nga familja, nga e ëma, dy motrat dhe nipi.Krahas kësaj, Mbresës iu bë edhe një ofertë që të bëhet prezantuese në Klan Kosova.

Ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe se është tejet falënderuese për këtë eksperiencë.Finalja e madhe do të jetë edhe pak orë, kurse njëri prej tyre do të fitojë 200 mijë euro. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...