-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Mbretëresha e skenës Leonora Jakupi, kremtoi ditëlindjen! Ja sa vjet ka mbushur! Se çka ka ndryshuar tek ajo, sjellim foton!

3 Marsi është ditë e veçantë për këngëtaren nga Drenica, Leonora Jakupi.

E lindur me 3 Mars 1979, mbretëresha e skenave tona muzikore, mbushi 40 vjet.

Kjo ditëlindje kaloi larg vëmendjes së mediave, por ishte motra e Leonorës, Blerta ajo e cila nxori një urim dhe një foto të përbashkët të familjes së saj me Leonorën.

Stafi i Radio – portalit Njeshi, Norës i uron më të mirat e zemrës.

Kohëve të fundit ishte përhapur një thashetheme për këngëtaren kosovare, kinse ajo është shtatzëne dhe se do të martohet pas festave të fund-vitit. Por, sipas mediave shqiptare, vet Leonora i kishte demantuar këto thashetheme!

“Edhe unë e kam dëgjuar një thashetheme të tillë, të cilin e mohoj në mënyrë kategorike. Për momentin martesa është gjëja e fundit që kam në mendje, dhe përpos kësaj në jetën time private aktualisht nuk ka asnjë mashkull. Kur dikush të më vjedhë zemrën, gazetarët do t’i njoftoj të parët”, kishte thënë Leonora për media, më 18 Dhjetor të vitit të shkuar (2018).

Ndërsa fotoja e publikuar sot me urimin e ditëlindjes, mbetet të vlerësohet nga vet lexuesit tonë, meqë ndryshimet në fizikun e këngëtares janë ta dukshme!

Leonora Jakupi veçohet për karakteristikat e saj prej njeriu të dashur dhe të respektuar nga publiku i gjërë dhe njerëzit që e rrethojnë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...