20.1 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Mbretëria e Bashkuar i bashkohet thirrjes së BE-së: Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejme

Mbretëria e Bashkuar ka shpërndarë deklaratën e Bashkimit Evropian ku thuhet se BE-ja është e shqetësuar me mungesën e zbatimit të marrëveshjeve për të cilat kanë rënë dakord Kosova dhe Serbia, e mes tjerash thuhet se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet pa ndonjë vonesë dhe parakusht të mëtejshëm.

Në postimin e bërë në platformën “X”, Ambasada britanike thotë se qëndron pas këtij apeli të qartë të 27-vendeve anëtare të BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejshme.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.

 

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell doli me një deklaratë për media lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë deklaratë të lëshuar sot BE-ja shpreh shqetësimin e saj për mungesën e zbatimit të marrëveshjeve për të cilat palët kanë rënë dakord në fillim të këtij viti, marrëveshje këto që siç thekson deklarata janë të detyrueshme dhe luajnë rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Aty thuhet se puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

Nagavci: 95% e atyre që kanë aplikuar për subvencionim për tekste shkollore u janë realizuar pagesat
Dhuna ndaj 3-vjeçarit, njëra nga edukatoret mbulohet me çantë pas intervistimit nga policia
“Pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë më 14 shtator në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e saj për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, për të cilat të dyja palët të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve.

Në fund BE-ja bën thirrje për angazhim në procesin drejt zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri teksa përsëritë se masat shtrënguese ndaj Kosovës mbeten në fuqi, përfshirë këtu pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me Kosovën.

Po ashtu deklarata thekson se BE-ja është e gatshme të heqë këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kërkesave ekzistuese, ose të vlerësojë masat e mëtejshme ndaj të dyja palëve, nëse është e nevojshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...