29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Mbretëria e Bashkuar shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ambasadori ishte i cili ishte i shoqëruar nga Udhëheqësja e Programeve për Ekonomi dhe qeverisje, Sophie Wright.

Duke falënderuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin korrekt, Rizvanolli njoftoi Hargreaves rreth një sërë çështjesh me rëndësi të cilat lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës e në veçanti për projektet kryesore që ministria e Ekonomisë i ka ndërmarrë duke përfshirë sektorët e energjisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Nga ana e tij, Hargreaves sikurse herëve të tjera me kënaqësi shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për iniciativat e ME-së, duke theksuar se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes dy vendeve për të arritur objektivat e përbashkëta për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...