6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Mbreti i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës urojnë Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mesazhe urimi nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës theksohet se Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...